Стани дел од синдикатот и направи
значајна промена.

GREVË E PËRGJITHSHME NË SEKTORIN PUBLIK

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë bën thirrje për fillimin e grevës me qëllim të mbrojtjes të të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve të vet dhe të punësuarve në sektorin publik në marrëdhënie pune.

Këshilli i LSM-së, në mbledhjen e mbajtur me 6 Qershor 2022, në bazë të Propozim-Vendimit për thirrje për fillimin e grevës nga ana e kryesisë së Lidhjes së sindikatës së Maqedonisë, është marrë Vendimi për thirrje të grevës, së bashku me njoftimin me shkrim për grevë është dorëzuar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kryetarëve të komunave me qëllim për njoftimin me shkrim të grevës në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune.

Në bazë të Vendimit për thirrje të grevës, do të kyçen të punësuarit në sektorin publik, kurse greva do të filloj me 22.06.2022, në ora 00:00, ndërsa grevistët do të bëjnë grevë në vendet e tyre të punës, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që greva do të manifestohet edhe në forma të ndryshme për pakënaqësinë e punës dhe shtypjen sindikale.

Greva organizohet për mbrojtje të së drejtës ekonomike dhe sociale dhe plotësimin e kërkesave të marrëdhënieve të punës:

- Realizimin e Marrëveshjes kolektive të përgjithshme për sektorin publik për përcaktimin e rritjes të rrogave të të punësuarve në sektorin publik për 2.806 denarë, në shumën neto, në pajtim me rritjen e rogës minimale të publikuar në “Gazetën zyrtare të RMV-së”, nr.41 nga 24 Shkurt 2022 dhe përcaktimi i të drejtës për regres për pushimin vjetor në shumë prej 30% deri 100% nga baza.

Afati i plotësimit të kërkesave të parashtruara në Vendimin për thirrje dhe sjellje të grevës është deri më 21.06.2022.

Ju rikujtojmë se Lidhja e sindikatave të Maqedonisë që nga 29.07.2021, dorëzoi propozim për marrëveshje kolektive të përgjithshme për Sektorin publik deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Qeverisë, kurse nga të njëjtët ishin të informuar se në drejtim të realizimit të kërkesave Tona, shkresat me propozimin janë të dorëzuara në procedurë kompetente të mëtutjeshme deri te MPPS-ja, edhe pse janë mbajtur disa takime në lidhje me propozimin e LSM-së, për Marrëveshje të re kolektive të përgjithshme për Sektorin publik, mirëpo nuk u realizua.

Hollësisht, LSM-ja gjatë periudhës së kaluar kërkoi rritje të pagave për 2.806 denarë, për neto shumë të të gjithë të punësuarve në Sektorin publik dhe në nivelin lokal dhe Qendror kundrejtë rritjes së pagës minimale të publikuar në “Gazetën zyrtare të RMV-së”, nr.41 nga 24 Shkurt 2022.

Në këtë drejtim kërkesat ishin të parashtruara deri te Qeveria e RMV-së, Kryeministri-Dimitar Kovaçevski, Zëvendës kryeministër Fatmir Bytiqi, MPPS, Ministrja Jovanka Trençevska dhe Ministria e financave, Ministër Fatmir Besimi, që nga data 31.03.2022.

Propozimi i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë i cili kërkon rritjen e pagave të të gjithë të punësuarve është si vijon:

- Paga fillestare neto e të punësuarve në të gjithë organet e shtetit dhe në qeverisjen lokale dhe në organet tjera shtetërore të themeluara në bazë të Kushtetutës dhe me ligj-Institucionet të cilat kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhе mbrojtjes së fëmijëve, sportit, ushtrisë, policisë, si dhe veprimtari tjera me karakter publik të përcaktuara me ligj, kurse të krijuara si agjencione, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, si dhe komunat e qytetit të Shkupit të rriten për 2.806 denarë, në neto shumë, bazuar kundrejt rritjes së rrogës minimale të publikuar në “Gazetën zyrtare të RMV-së”, nr.41 nga 24 Shkurt 2022.

- Përkundër disa takimeve në të cilat u ra dakord që nënshkrimi i Marëveshjes Kolektive të Përgjithshme për sektorin publik me rritje të përcaktuar të pagave në pajtim me kërkesat e LSM-së dhe përcaktimin e metodologjisë për rritjen e mëtejshme të pagave në sektorin publik do të bëhet me rebalancin e buxhetit, por fatkeqësisht Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e shqyrtoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 të dorëzuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe konstatoi se për faktin se propozuesi, edhe pse negociatat janë zhvilluar në mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, si sindikata e vetme përfaqësuese në sektorin publik dhe pëlqimin e kanë dhënë pjesëmarrësit në negociata nga Qeveria dhe ata e kanë ditur për obligimin e harmonizimit të pagave të punëtorëve në sektorin publik në pajtim me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Paga minimale të publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së nr. 41 të datës 24.02. 2022, përkundër marrëveshjes nuk parasheh mjete financiare për harmonizimin e pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe në atë mënyrë tentohet të vihen në lojë punëtorët në sektorin publik për harmonizimin e pagave të tyre.

LSM-ja beson se nëse rebalanci i buxhetit kalohet pa siguruar mjete për rritjen e pagave në sektorin publik, atëherë nuk do të mund të veprohet në përputhje me ligjin dhe nuk do të ketë mjete për harmonizimin e pagave të punonjësve të sektorit publik nga 01.07. 2022 siç është kërkesa e LSM-së dhe punëtorëve në afatin ligjor për harmonizim dhe kështu LSM-ja si përfaqësues i vetëm i punëtorëve në sektorin publik vihet para aktit përfundimtar dhe merret vendimi për thirrjen dhe fillimin e grevës.

Grevë e përgjithshme në sektorin public Lidhja e sindikatave të Maqedonisë bënë thirrje dhe sjellë grevë.

Дизајнот на веб-страницата е поддржан од Унапредување на социјалниот дијалог
Проектот го финансира Европската Унија, а го спроведува Меѓународната организација на трудот.

Сојуз на Синдикатите на Македонија © 2024 | Сите права се задржани.